“Ju komunikoj se une dhe Elia jemi ndare…”- Princ Leka konfirmon zyrtarisht ndarjen

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas 7 vitesh martesë, Elia Zaharia dhe Princ Leka nisin procedurat e divorcit

Prej kohësh është përfolur në rrjet për një ndarje të mundshme të Elia Zaharias nga Princ Leka.

Dyshimet u shuan kur Elia mungoi në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes mbretërore, ndërsa më pas u përfol për një romancë të re të Princit.

Pak minuta më parë Leka ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga Elia, me anë të një postimi në Instagram, ku shkruhej:

“Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje.”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50582 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE