Karikohen me energji diellore, ju njohim me kufjet M3!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Karikohet me energji diellore, ju njohim me kufjet M3!

Gjatë eventit CES 2024 të mbajtur në Las Vegas, kompania 3M ka prezantuar kufjet e para në botë të cilat karikohen me energji diellore. Pajisja 3M PELTOR WS ALERT XPV për karikimin e saj përdor një teknologji të qelizave diellore e quajtur Powerfoyle, e cila tërheq energji kur pajisja është e ekspozuar në dritë.

Gjithashtu, kufjet përmbajnë edhe lidhje Bluetooth, mikrofon, dhe një aplikacion për monitorimin e baterisë. 3M thekson se jetëgjatësia e baterisë me litium-jon shkon deri në 80 orë me një karikim të vetë dhe çmimi fillestar i pajisjes është rreth 547 euro.

Ndërkaq, rikujtojmë se kufjet e shumëpritura të Apple “Vision Pro” do të dalin në shitje në SHBA duke filluar nga 2 shkurti. Porositë për kufjet me teknologji të avancuar do të fillojnë më 19 janar. Siç raportohet, pajisjet do të jenë të disponueshme për t’u blerë në të gjitha pikat e Apple në SHBA, si dhe përmes dyqanit online të kompanisë.

Kufjet Apple Vision Pro u prezantuan në qershor të vitit të kaluar në Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) 2023. Pajisjet kanë teknologji të realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit virtual (VR) dhe funksionojnë me sistemin operativ visionOS.

Vision Pro do t’i lejojë përdoruesit të shohin aplikacionet në një mënyrë të re, në hapësirat përreth tyre. Përdoruesit mund të përdorin sytë dhe duart për të lundruar nëpër aplikacione dhe për të kërkuar me zërin e tyre. Kufjet mund të përdoren për të parë filma, duke përfshirë ato në 3D, me audio hapësinore, për të parë fotot ose videot e tyre dhe për të luajtur video lojëra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48678 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE