Në krahët e ish-partnerit, publikohen foto të reja të Dea Mishel me Islin!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në krahët e ish-partnerit, publikohen foto të reja të Dea Mishel me Islin!

Ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip’, Dea Mishel është rikthyer me ish- të dashurin e saj Islin me të cilin ka patur një lidhje 5 vjeçare.

Burime për Bordo kanë zbuluar se Dea është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj në Kolasin.

Ndarja e tyre para dy vitesh bëri bujë, pasi vetë Mishel pohoi se kishin shumë mosmarrëveshje për shkak të xhelozisë.

“Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, shprehet dikur Dea.

Duket se tashmë dyshja i kanë dhënë një tjetër shans njëri-tjetrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE