Pas humbjes turpëruese në Superkupën e Spanjës, zbulohet e ardhmja e trajnerit të Barcelonës…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas humbjes turpëruese në Superkupën e Spanjës, zbulohet e ardhmja e trajnerit të Barcelonës…

Si çdo ndeshje tjetër mes Realit dhe Barcelonës, as ajo e mbrëmshja nuk u mbyll pa polemika, ku katalansit dhe trajneri i tyre protestuan gjatë për penalltinë e shkaktuar nga mbrojtësi Araujo që i dha avantazhin prej dy golave klubit madrilen. Real Madrid ka bërë të vetën Superkupën e Spanjës, duke mundur me shifrat 4-1 në finale Barcelonën me një leksion të mirëfilltë për katalanasit që gabuan thuajse gjithçka. Taktika e zgjedhur nga Xavi me mbrojtjen e lartë rezultoi e gabuar pasi kundërzbritjet e madrilenëve sollën dy gola të shpejtë me Vinicius, duke vulosur praktikisht fatin e sfidës. Goli i Lewandowskit u duk se po hapte ndeshjen, por penalltia e Vinicius ktheu përsëri në avantazh të dy golave madrilenët në fundin e pjesës së parë. As ndryshimet e Xavit në pjesën e dytë nuk bënë punë, pasi Rodrigo shënoi edhe golin e katërt për Realin, ndërsa Araujo praktikisht i dha fund ëndrrave për përmbysje kur la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Kështu, Reali fitoi Superkupën për herë të 13 në histori, duke regjistruar njëkohësisht ndeshjen e 21-të zyrtare radhazi pa humbje. Dy mediat pranë Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport kritikuan ashpër ekipin e Xavit.

Humbja e thellë e Barcelonës në finalen e Superkupës dëshpëroi të gjithë tifozët katalanas. Kjo për shkak se edhe ndodhi ndaj rivalëve të përjetshëm, Realit të Madridit. Në rrjet kanë nisur aludimet se trajneri Xavi Hernandez mund të shkarkohet pas kësaj disfatë. Por media spanjolle “Mundo Deportivo”, shkruan se spanjolli nuk rrezikon pasi drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim për të vijuar së bashku. Ndërkohë Xavi u shpreh pas ndeshjes duke thënë:

Ka zhgënjim, trishtim, kemi luajtur ndeshjen më të keqe. Mund të rikuperonim, por goli i 3-1 e komplikoi garën, na bënë keq me kundërsulmet. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të ringrihemi, e kemi bërë dhe më herët, Barcelona do të rikthehet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE