Personazhi VIP i këtij edicionit të “BBV” që gazetari Andi Vrapi “lë kokën”!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Personazhi VIP i këtij edicionit të “BBV” që gazetari Andi Vrapi “lë kokën”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar gazetari i njohur Andi Vrapi. Mbrëmjen e së shtunës nisi në Top Channel edicioni i tretë i “BBV” dhe sigurisht që Andi nuk ka si të mos e ketë një koment për personazhet VIP të ftuar këtë vit.

Këtë vit po më shijon shumë fillimi. Kasti është shumë i mirë, do të krijohen pole, ka personazhe që do të përpiqen të jenë kryesorët aty. Meri Shehun e adhuroj, është një personazh tipik. Nëse do e ndjek 24 orë “BBV”, do të jetë vetëm prej Merit. Nuk po them që është shembulli më i mirë për të ndjekur por si personazh mua më bën shumë për të qeshur. Mendoj edhe që më futjen e banorëve të rinj do të ndryshojnë dhe preferencat. 

Cilin njeh personalisht nga personazhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe për cilin mendon se do të jetë surprizë aty brenda?

Njoh Roza Latin më shumë dhe pak Drini Zeqon. Me të tjerët kam thjesht një përshëndetje, jo relata miqësore. Roza ka shumë për të treguar, është shumë energjike. Bën biseda të thella dhe nga ana tjetër është edhe e paparashikueshme. “BBV” është një eksperiment social, aty banorët janë objekt studimi, shtyhesh në limitet e tua qoftë pozitive dhe negative. Është e kotë që njerëzit të shohin një “BBV” të qetë. 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48750 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE