Reali fiton Superkupën e Spanjës, Barcelona proteston për penalltinë! Mediat spanjolle ‘masakrojnë’ katalanasit…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reali fiton Superkupën e Spanjës, Barcelona proteston për penalltinë! Mediat spanjolle ‘masakrojnë’ katalanasit…

Si çdo ndeshje tjetër mes Realit dhe Barcelonës, as ajo e mbrëmshja nuk u mbyll pa polemika, ku katalansit dhe trajneri i tyre protestuan gjatë për penalltinë e shkaktuar nga mbrojtësi Araujo që i dha avantazhin prej dy golave klubit madrilen. Real Madrid ka bërë të vetën Superkupën e Spanjës, duke mundur me shifrat 4-1 në finale Barcelonën me një leksion të mirëfilltë për katalanasit që gabuan thuajse gjithçka. Taktika e zgjedhur nga Xavi me mbrojtjen e lartë rezultoi e gabuar pasi kundërzbritjet e madrilenëve sollën dy gola të shpejtë me Vinicius, duke vulosur praktikisht fatin e sfidës. Goli i Lewandowskit u duk se po hapte ndeshjen, por penalltia e Vinicius ktheu përsëri në avantazh të dy golave madrilenët në fundin e pjesës së parë. As ndryshimet e Xavit në pjesën e dytë nuk bënë punë, pasi Rodrigo shënoi edhe golin e katërt për Realin, ndërsa Araujo praktikisht i dha fund ëndrrave për përmbysje kur la skuadrën e tij me 10 lojtarë. Kështu, Reali fitoi Superkupën për herë të 13 në histori, duke regjistruar njëkohësisht ndeshjen e 21-të zyrtare radhazi pa humbje.

“Los Blancos” ishin thuajse perfektë duke shënuar 4 gola, ndërsa krejt e kundërta mund të thuhet për katalanasit. Dy mediat pranë Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport kritikuan ashpër ekipin e Xavit. “SuperKo”, shkruan Sport në faqen e parë. “Të poshtëruar”, ishte titulli i përzgjedhur nga Mundo Deportivo. Ndërsa Marca shkruan: “Dush në Arabi.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE