Tre destinacione të reja për Benzema, ja për cilat ekipe bëhet fjalë…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zërat nga Spanja, ish-ylli i Realit i gatshëm të kthehet në Madrid…

Ish sulmuesi i Realit Madridit u transferua në kampionatin e Arabisë Saudite duke ndjekur shembullin e Cristiano Ronaldos apo Neymar të cilët fitojnë shuma marramëndese parash. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Karim Benzema u largua nga Reali i Madridit për të provuar dhe ai fatin në Arabinë Saudite. Reali nga ana e tij e ka vuajtur jo pak largimin e tij, teksa rendimenti para porte pa francezin ka rënë ndjeshëm. Karim Benzema përballet me probleme serioze në klubin e tij aktual në Arabinë Saudite, Al Ittihad. Sipas informacioneve ekskluzive nga Marca, lojtari nuk është paraqitur për rinisjen e sezonit dhe me vendim të trajnerit Marcelo Gallardo, nuk do të marrë pjesë në stërvitjen që skuadra do të kryejë në Dubai. Madje, nga raportimet e fundit bëhet e ditur se Benzema mund të rikthehet në Evropë, ndërsa për të janë shfaqur tri destinacione. Bëhet fjalë për Real Madrid, Manchester United dhe Lyon.

Nga mediat spanjolle ka ardhur lajmi se Karim Benzema, i zhgënjyer nga aventura e tij në Arabinë Saudite është gati të kthehet në Madrid tek Reali për të luajtur i huazuar deri në mbylljen e sezonit. Zhdukja e Karim Benzemasë nga ditët e fundit të Al-Itihad tashmë ka një shpjegim. Realiteti është se francezi nuk po kalon një kohë të mirë në klubin e tij të ri. Tashmë është një sekret i hapur që gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se ishte një gabim transferimi në Lindjen e Mesme. Benzema sipas “Defensa Central” nuk ka asnjë problem për t’u rikthyer në Madrid, por vendimi i takon presidentit Perez. Mbetet për t´u parë se çfarë do të bëjë sulmuesi i njohur me karrierën e tij tashmë që po shkon drejt fundit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE