The Weeknd bën histori, “Blinding lights” kalon 4 miliardë dëgjime në Spotify!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
The Weeknd bën histori, “Blinding lights” kalon 4 miliardë dëgjime në Spotify!

Kënga hit e The Weeknd “Blinding Lights” është bërë kënga e parë në histori që ka kaluar shifrën prej 4 miliardë degjimesh në Spotify.

Në një deklaratë për kapërcimin e kufirit prej katër miliardë dëgjimesh, The Weeknd tha:

“Unë kurrë nuk do të ndalem së përuluri nga çdo gjë që krijoj dhe prek miliona njerëz, e lëre më miliarda! Unë jam shumë mirënjohës që kjo këngë i bën njerëzit të ndihen në një mënyrë që ata vazhdojnë të kthehen për të dëgjuar.”

“Blinding Lights” u publikua më 29 nëntor 2019, dhe është pjese e albumit “After Hours”, albumi te 4 te kantautorit kanadez.

Por si përkthehet financiarisht ky moment historik?

Bazuar në strukturën e pagesës së Spotify, kënga vlerësohet të ketë gjeneruar midis 15.5 dhe 17.5 milionë dollarë vetëm për autorësinë e regjistrimin e zërit, shifër që shtohet afërsisht 4.5 milionë dollarëve për autorësinë e publikimit.

The Weeknd ka gjithashtu një tjetër këngë në top 10 në Spotify. “Starboy” e publikuar ne vitin 2016, mban pozicionin e gjashtë me afro 2.5 miliardë transmetime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE