Upss! ‘Luftë’ në rrjet, TCH e thotë publikisht se BBVA është më i mirë se ai i Kosovës, reagojnë këta të fundit!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! ‘Luftë’ në rrjet, TCH e thotë publikisht se BBVA është më i mirë se ai i Kosovës, reagojnë këta të fundit!

Duket se televizioni shqiptar, Top-Channel, i ka shpallur “luftë” reality show-t të njohur në Kosovë, “Big Brother VIP”.

TCH ka publikuar pak më parë një artikull, ku shprehen se “Big Brother VIP Albania” ka arritur të grumbullojë më shumë shikime në Kosovë se vetë Big-u i Kosovës.

“Statistikat/ Nisin rekordet e “Big Brother VIP Albania”! Reality show mbizotëron audiencën në Kosovë”, thuhet në artikull, shoqëruar edhe me ‘fakte’.

Nisur nga ky artikull, ka ardhur një reagim edhe nga gazetari Diamant Bajra. Ky i fundit pretendon se statistikat e publikuara nga Top-Channel nuk janë të vërteta.

Madje ai shton se “Big Brother VIP Kosova” ka patur një shikueshmëri më të lartë se “Big Brother VIP Albania”.

“Top Channel duke ju referuar dhjetra kërkimeve në platformen Google paska pretenduar se ka thyer rekorde me tërheqje të audiencës nga Kosova. Pra kanë marrë për bazë minimumin e audiencës nga orientohet për BB për të paraqitur si sukses. Mos ashtu se po dilni keq”, thotë gazetari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49626 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE