Dyshohet për lëndë shpërthyese në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshohet për lëndë shpërthyese në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës!

Policia e Kosovës ka evakuuar stafin e klinikës së patologjikë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas dyshimeve për mjet shpërthyes në këto hapësira.

 “Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, njofton policia.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar në lidhje më lëndën shpërthyese në spital, për të cilën mendon se i përket kohës së paraluftës.

Menjëherë pas njoftimit policia e Kosovës ka evakuuar të gjithë personelin, e më pas kanë rrethuar perimetrin.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese. Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pastruar zonën ku dyshohej për mjete shpërthyese dhe se nuk paraqesin rrezik pasi janë materiale shkollore.

Në deklaratë e tyre thuhet se uniformat blu tashmë janë tërhequr nga vendi i ngjarjes, pasi vendi është i sigurt.

“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore“, njofton Policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE