Shuhet në moshën 76-vjeçare ylli i “The Sopranos”!

vovalbania August 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 76-vjeçare ylli i “The Sopranos”!

Aktori Robert LuPone, i cili mbahet mend për rolin e tij në serialin kult, “The Sopranos”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ai ndërroi jetë të shtunën pas një beteje 3-vjeçare me kancerin e pankreasit.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar kompania e njohur teatrore, MCC Theater, të cilën aktori e themeloi 40 vite më parë. Nëpërmjet një deklarate në llogarinë e tyre në Twitter, thuhej:

Komuniteti i Teatrit MCC vajton humbjen e partnerit tonë të dashur dhe frymëzues, kolegut dhe mikut të dashur, Bob LuPone, i cili jetoi pa frikë dhe me shumë kuriozitet, humor të mirë, pasion të pakufi dhe një zemër të mbushur plot. Do të na mungojë shumë gjithmonë.

Në vitin 1976, Robert fitoi çmimin Tony për aktorin më të mirë në muzikalin “A Chorus Line”, ku portretizoi personazhin e Zach. Shfaqja legjendare e Michael Bennett më pas theu rekorde në arkën e Broadway.

Në “The Sopranos”, LuPone fitoi popullaritet duke luajtur doktorin e familjes së Tony Soprano, Bruce ‘Cooze’ Cusamano. Ai ka lënë pas gruan Virginia dhe djalin Orlando, të motrën, ikonën e Broadway, Patti LuPone dhe vëllanë William.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE