Elia Zaharia mikeshë e ngushtë me fotografen? Zbulohen detaje nga ndarja me princin, më shumë se një vit…

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elia Zaharia mikeshë e ngushtë me fotografen? Zbulohen detaje nga ndarja me princin, më shumë se një vit…

Ish-këshilltari në oborrin mbretëror Erion Teli ka zbuluar detaje të reja nga ndarja e princ Lekës me ish bashkëshorten e tij Elia Zaharia. Në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin, ai u shpreh se mes çiftit kishte pasur një krizë që thuhet se ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë.

“Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës”, deklaroi ai.

Ai foli edhe për lidhjen e princit me fotografen Blerta Celibashi duke mohuar që kjo e fundit të jetë bërë shkak për ndarjen mes çiftit. Teli mohoi edhe zërat që Blerta dhe Elia kanë pasur shoqëri me njëra tjetrën.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një mauj e gjysëm që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysëm që mund të quhet e mbyllur. Zonja Celibashi ka qenë bashkëpuntore në oborrin mbretëror. Nuk ka aptur shoqëri me zonjën Zaharia. Me Princin janë afruam me shoqërinë e përbashkët”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49061 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE