Granit Xhaka zgjidhet për herë të tretë lojtari më i mirë i vitit te Zvicra!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Granit Xhaka zgjidhet për herë të tretë lojtari më i mirë i vitit te Zvicra!

Granit Xhaka shpallet për herë të tretë lojtari më i mirë i Kombëtares së Zvicrës. Gjatë një ceremonie të organizuar mbrëmjes e së hënës ai mori çmimin individual, që lidhet me performancën shumë të mirë të mesfushorit për vitin 2023.

Lojtari që mban shiritin e kapitenit te Zvicra e ka fituar këtë çmim edhe në vitet 2017 dhe 2022. Kandidarët e tjerë për ‘Lojtarin e vitit’ ishin mbrojtësi Manuel Akanji që luan për Mançester Sitin dhe Zeki Amdouni.

👑🏆 Granit Xhaka is the Credit Suisse Male National Player 2023. Congratulations! 👏#sfn24 #swissfootballnight #2024 #sfv #asf #swissnatimen #nati #swissfootball #sfl #swissfootballleague #football #fussball #foot pic.twitter.com/qU3cZBRzuQ

— Swiss Football League (@News_SFL) January 15, 2024

Xhaka aktualisht luan për Bajer Leverkusen në Gjermani, ku ka shfaqur një formë shumë të mirë sportive, pas largimit nga Arsenali. Ai është një nga titullarët kyç në formacionin e trajnerit Ksabi Alonso.

“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur”, ka thënë Xhaka duke mbajtur trofeun në dorë.

Ai ka falënderuar edhe ekipin dhe stafin, ndërsa është shprehur i lumtur që u shpall më i miri.

Ai ka falënderuar edhe ekipin dhe stafin, ndërsa është shprehur i lumtur që u shpall më i miri.

“Është shpërblim për punën që e bëjmë çdo ditë. Jam tejet i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj shumë që të jem sërish këtu pas një viti”, ka vazhduar Xhaka, që udhëtoi për në Bernë për ta pranuar çmimin. Ai po shkëlqen te Bayer Leverkuseni, skuadër të cilën po e udhëheq në garën për titull në Bundesligë.

Në ceremoninë e së hënës mbrëma janë ndarë edhe shumë shpërblime. Valon Fazliu ishte në konkurrencë për më të mirin e vitit në kategorinë e dytë helvetike, por nuk u shpall. Pos lojtarit më të mirë të Zvicrës është shpallur edhe lojtari më i mirë i Superligës së Zvicrës.

“Ti e ke merituar çmimin”, ishte videomesazhi i Manuel Akanjit, që iu drejtua Xhakës përmes një videomesazhi gjatë ceremonisë.

Xhaka ka udhëhequr Zvicrën drejt kualifikimit në “Euro 2024”. Ai për herë të tretë është shpallur më i miri i Zvicrës në futboll. Për herë të parë ishte shpallur në vitin 2017.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE