Forcat e NATO-s zhvillojnë stërvitje ushtarake me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Forcat e NATO-s zhvillojnë stërvitje ushtarake me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën

Forcat e NATO-s zhvilluan një stërvitje 5 ditore në rajonin perëndimor të ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit. Stërvitja Neptune Strike 24-1 me pjesëmarrjen e anijeve të Forcës Detare, Forcave Speciale shqiptare, fregatave Spanjolle, anijes shumëroleshe Turke dhe forcave Speciale të Maqedonisë së Veriut si dhe forcave ajrore franceze u drejtua nga Komanda e Forcave Detare të NATO-s.

Në këtë stërvitje u testuan aftësitë e grupit të anijeve të mbështetura nga ajri për të reaguar në shumëllojshmëri situatash detare si: njohja e situatës detare, zhvillimi i embargos detare, operacione amfive, bordim, zbatim i ligjshmërisë në det, mbrojtja e Task Forcës nga sulme asimetrike, formacione të thjeshta dhe të avancuara detare, furnizim në det dhe sigurim i rajonit të zbarkimit.

Nga anija shumërolëshe turke Anadolu dhe fregatat spanjolle u kryen manovra zbarkimi me anije, gomone dhe me helikopter nga ajri, ndërkohë që avionet luftarak spanjolël A-80 dhe ata francez Rafael siguronin hapësirën ajrore.

Pjesë e skenarëve të stërvitjes ishin dhe operacionet amfibe ku forcat Shqiptare, (Regjimenti i Operacioneve Speciale të FARSH) Spanjolle, Turke dhe Maqedonisë së Veriut kryen operacione të përbashkëta zbarkimi.

Në ditët e fundit të stërvitjes, u simulua një sulm terrorist nga një mjet i shpejtë ndaj anijes komandë, ku Task Forca veproi me anije dhe helikopterë për neutralizimin e rrezikut.

Këto stërvitje i shërbeu ndërveprimit mes vendeve aleate, si dhe testimit të kapaciteteve për mbrojtjen e hapësirës detare, si një nga prioritet kryesore të Aleancës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51274 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE