Keni probleme me fryrjen e barkut? Ja ushqimet që ju ndihmojnë…

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keni probleme me fryrjen e barkut? Ja ushqimet që ju ndihmojnë…

Fryrja e barkut i ndodh të gjithëve në momente të caktuara, edhe kur bëjmë maksimumin e përpjekjeve për të qenë në formë të mirë fizike. Duhet patur parasysh që duhet të tregosh kujdes me ushqimet që e ndjen se të shkaktojnë siklet për të mos i ngrënë. Ka raste që fryrja shkaktohet pas një vakti të bollshëm me një ose dy ushqime problematike. Ndonjëherë shkaktar është uji i mbledhur në trup prej ndryshimeve hormonale. Ndjesia e parehatisë që shkakton fryrja, është sikleti më i madh. Kështu që po ju njohim me 8 ushqime që do t’ju ndihmojnë ta lehtësoni veten, pa kaluar te mjekimet apo suplementet.

Kosi: I pasur me probiotikë dhe bakterie të mira që ndihmojnë procesin e tretjes, kosi e lehtëson shpejt inflamacionin.

Xhenxhefili: Konsiderohet si një nga mjekimet bimore më të vjetra në botë, xhenxhefili ka veti anti-inflamatore shumë të forta.

Banane: Kaliumi është arsyeja kryesore pse ky frut jep kontribut në mirëmbajtjen e sistemit tretës.

Limoni: Ndoshta e keni dëgjuar më parë dhe është e vërtetë, hilja e vjetër e ujit të ngrohtë me limon ndihmon. Aciditeti i tij është shumë i ngjashëm me të vetë stomakut, ndaj ndihmon në balancimin e tij.

Avokado: Nëse je duke mbajtur dietë pa karbohidrate, avokadot janë një opsion i mirë për të hequr fryrjen pasi janë pasura me potasium dhe antikoksidantë.

Kastraveci: Përmban shumë ujë dhe kontribuon në hidratimin e organizmit. Kjo ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga qelizat, citon Anabel.

Kivi: Actinidin është një enzimë që gjendet te kivi dhe shpejton tretjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49899 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE