“Kam katër gra pa letra…”/Habit Mandi Nishtulla me deklaratën e tij në “Më lër të flas”!

vovalbania November 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam katër gra pa letra…”/Habit Mandi Nishtulla me deklaratën e tij në “Më lër të flas”!

Mbrëmjen e kaluar në emisionin e vëllezërve Veshaj ka qenë pjesë e panelit i ftuar këngëtari i njohur, Mandi Nishtulla. Gjatë diskutimit ai habiti me deklaratën se sa lekë fiton në muaj nga klikimet, ndërsa tha se me këto lekë nuk ishte i kënaqur.

 YouTube është i pari investitor që e mban të gjithë globin në këmbë. Më të voglën që marr 40k (40 mijë euro).

A je i kënaqur me 40 mijë euro, më e pakta në muaj?

Jo, e di pse? Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë.

Mandi gjithashtu ka një kërkesë që të miratohet ligji për të pasur më shumë se një grua.

Leku kështu nuk shijohet. Në qoftë se në Shqipëri nuk del ligji që një mashkull të ketë 7 kurora, kjo punë ka marrë fund nuk do futet Shqipëria në Europë. Femra është një gradë e ulët para burrit sepse burri e ka nxjerrë nga brinja vet.

Më pas ai shtoi se:

Kam katër gra pa letra vetëm këtë të voglën që e kam 10 vite më të vogël se unë e kam me letra. Po të lejohej e kisha bërë se nusja nuk është kundra. E falënderoj që pa lejen time i dërgon lekë fëmijëve të mi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE