Luis Suarez zbulon prapaskenën e bujshme, ja cilët ishin lojtarët që donin ta mbyllnin karrierën në Barcelonë…

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luis Suarez zbulon prapaskenën e bujshme, ja cilët ishin lojtarët që donin ta mbyllnin karrierën në Barcelonë…

Luis Suarez njihet si një ndër miqtë më të mirë të Leo Messit, ku ata kanë kaluar jo vetëm së bashku, por edhe me familjet e tyre. Miqësia mes tyre lindi në kohën kur Luis Suarez u transferua te Barcelona dhe së bashku me Messin dhe Neymarin, formuan ndoshta treshen më të mirë të të gjitha kohërave. Suarez doli para mediave për herë të parë si futbollist i Inter Majamit. Ai është ribashkuar me Leo Mesin, Zhordi Albën dhe Serxhio Buskets dhe ishte shumë i drejtpërdrejtë kur kujtoi kohën e tij si lojtar i Barcelonës. Uruguaiani komentoi në një konferencë për shtyp pas seancës së parë stërvitore me skuadrën rozë duke thënë:

Nuk e imagjinoja se do të ishim sërish bashkë sepse mendova se Messi do ta mbyllte karrierën e tij te Barça. Në vitin 2019 ne imagjinonim të fitonim gjithçka në Barcelonë dhe ëndërronim ta mbyllnim të gjithë karrierën atje, unë, Mesi, Buskets dhe Zhordi Alba. Fillimisht u largova unë dhe më pas u larguan të gjithë pas meje.

Detajet e kontratës mbeten për t’u zbuluar plotësisht, megjithatë janë bërë të njohura disa të dhëna. Luis Suárez mësohet se do të fitojë tek Inter Miami afër 1.7 milionë dollarë plus disa shpërblime të garantuara, një shifër kjo e ngjashme me atë që merr Sergio Busquets. Kësaj shifre do t’i shtohen përfitime të tjera ekonomike, ndaj mund të arrijë deri në 10 milionë euro në vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49526 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE