Jose Mourinho shkarkohet nga pankina e Romës, portugezi reagon nga Tirana..

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jose Mourinho shkarkohet nga pankina e Romës, portugezi reagon nga Tirana..

U përfol prej ditësh në media për një largim të mundshëm të trajnerit të Romës por tashmë është bërë zyrtare. Trajneri Jose Mourinho u shkarkua nga pankina e Romës dy ditë pas humbjes ndaj Milanit. Pas kësaj disfatë verdhekuqtë renditen në vendin e 9-të në Seria A ndërsa pak ditë më parë u eliminuan nga Kupa e Italisë, nga Lazio. Mesatarja e pikëve të Murinjos është 1.614 në 96 ndeshje në Serie A, që e vendos atë në vendin e 16-të në ekipin e të gjitha kohërave të Romës. Portugezi largohet nga klubi pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje.

Rikujtojmë që Mourinho qëndroi dy sezone e gjysmë tek Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë në finalen që u zhvillua në Tiranë dhe humbi një finale Lige Europe. Tashmë në mediat italiane kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për zëvendësuesin e mundshëm të portugezit. Lista e kandidatëve për stolin e kryeqytetasve, me sezonin tashmë kaq të orientuar, është e pakët, por Daniele De Rosi , djali i preferuar i qytetit, është një njeri që nuk ka reshtur së qeni i gatshëm për të drejtuar Romën. Pritet me mjaft kuriozitet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Pas këtij vendimi, portugezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter. Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Feynordit.

Arrivederci, Roma. pic.twitter.com/RhxQdAd3FC

— José Mourinho (@josemourinhotv) January 16, 2024

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE