Nëse nuk keni provuar ndonjëherë gargare me ujë të vakët ka ardhur koha ta bëni!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse nuk keni provuar ndonjëherë gargare me ujë të vakët ka ardhur koha ta bëni!

Goja mund të jetë një portë hyrëse për baktere, mikrobe e sëmundje. Nëse shëndeti i gojës nuk është i mirëmbajtur, atëherë goja mbushet me baktere që shkaktojnë infeksione të rënda. Që nga viti 5,000 para Krishtit, Romakët dhe Grekët e Lashtë përdornin gargarën me ujë të kripur e të vakët. Në disa rrëfenja thuhet se gargara bëhet më efikase nëse shtohen edhe disa pika uthull molle.

Nëse keni dhimbje dhëmbi, bëni gargarë me ujë të kripur e të vakët. Gargara me ujë të vakët e të kripur është shumë e mirë për të shëruar dhe trajtuar fytin e irrituar. Ajo largon dhimbjet dhe kruarjet e fytit. Kripa shkatërron çdo terren të krijuar nga bakteret në fyt dhe përthith lagështinë e krijuar.

Kjo gargarë rekomandohet të përdoret edhe për bajamet dhe probleme të tjera të fytit. Një nga përfitimet e rradhës të gargarës me ujë të vakët e të kripur është se largon edhe erën e keqe të gojës. Kripa mund të ndryshojë pehazhin e gojës dhe pengon prodhimin e mikroorganizmave që shkaktojnë erë të keqe.

Gargara me ujë të vakët e të kripur rekomandohet të largojë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes që ndodh si pasojë e të ftohurës. Ky lëng me kripë shkatërron bakteret por edhe hollon sekrecionet e trasha të mbledhura në hundë dhe lehtëson daljen e tyre. Gjuha mund të vishet shpesh me një shtresë të bardhë. Kjo ndodh si pasojë e mospastrimit. Shtresa e bardhë e gjuhës mund të largohet me një gargarë me ujë të kripur e të vakët. Gargara rekomandohet edhe kur keni djegur gjuhën pas ngrënies së një pjate të nxehtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE