Nis spektakli i madh i Big Brother VIP 3, hapet televotimi për të preferuarin e shtëpisë!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis spektakli i madh i Big Brother VIP 3, hapet televotimi për të preferuarin e shtëpisë!

Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e madh të Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP”, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti që të gozhdonte para ekranit teleshkuesit. 18 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë me të famshme në Shqipëri dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Ndërkohë, e marta erdhi mjaft shpejt dhe sapo ka nisur mbrëmjen e sotme nata e dytë e spektaklit më të ndjekur në ekranet e çdo shqiptari. Teksa banorët kanë vetëm 72 orë që ndodhen brenda shtëpisë duket se zhvillimet nuk kanë munguar. Që në nisje të programit të sotëm është hapur një televotim për të preferuarin e shtëpisë.

6 më pak të votuarit do të nominohen të shtunën e po kësaj jave. Ndërkohë që siç edhe është bërë me dije mbrëmjen e sotme do të ketë 6 hyrje të reja. Ju rikujtojmë se, përveç platformës së DigitAlb, “Big Brother Vip Albania 3” është duke u dhënë në kohë reale edhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE