Olta Gixhari flet për BBVIP 3, zbulon politikanen më seksi në Shqipëri! ”Në Kuadër të Dashurisë ka skenar dhe aktorët kryesorë më të mirë sesa 5 Herë Jo”!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari flet për BBVIP 3, zbulon politikanen më seksi në Shqipëri! ”Në Kuadër të Dashurisë ka skenar dhe aktorët kryesorë më të mirë sesa 5 Herë Jo”!

E ftuar në mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Ndryshe’ në Top Albania Radio, ishte aktorja dhe ish konkurrentja e BBVIP 2, Olta Gixhari. Ajo foli për shtatzëninë e saj, Big Brother Vip, filmin në Kuadër të Dashurisë dhe jo vetëm. Ajo e nisi intervistën duke folur fillimisht për pritjen e saj të ëmbël duke thënë:

Shtatzënia e dytë po më duket më e lodhshme se e para. Ende nuk e kam zbuluar gjininë e fëmijës sepse dua t´i bëj një festë.

Si t´u duk eksperienca në Dancing with The Stars?

E shijova jashtëzakonisht shumë, Top Channel i qan spektaklet, gjithashtu e qau edhe filmin.

E pyetur nëse ajo e kishte parë filmin 5 Herë Jo dhe nëse mund të bënte një krahasim me filmin Në Kuadër të Dashurisë, aktorja komentoi:

Po e kam parë filmin 5 Herë Jo por nuk krahasohen pasi janë komplet dy gjëra të ndryshme. Në Kuadër të Dashurisë ka skenar më të mirë dhe më profesional. Kjo ishte pika më e fortë, perveç aktorëve kryesorë. (qesh)

Si të duket ky BBVIP, mendon se ky kast është më i mirë se ai i vjetshmi?

I kam ndjekur emisionet në netët prime, thonë që ky kast është më i mirë se ai vjetshmi dhe mendoj se dhe kasti i vitit tjetër do të jetë më i mirë se ai këtij viti. Unë do të doja ta provoja përsëri si eksperiencë. Dua të falenderoj bashkëshortin tim që për mua është heroi im sepse ka kaluar shumë ”dallgë” kur unë isha në BBVIP ndaj komenteve të shëmtuara rreth meje apo familjes tonë.

E pyetur se kush është politikani apo politikanja më seksi në Shqipëri sipas Olta Gixharit, aktorja tha:

Ori Nebijaj! Ori është një yll.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE