Zyrtare/ Roma shkarkon nga detyra portugezin Jose Mourinho! (FOTO)

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare/ Roma shkarkon nga detyra portugezin Jose Mourinho! (FOTO)

Klubi italian ka shkarkuar nga detyra trajnerin portugez për shkak të rezultateve të dobëta. Roma mban vendin e 9-të në klasifikimin e Serisë A. Me një komunikatë për shtyp klubi ka zyrtarizuar vendimin.

trajneri portugez u largua nga klubi verdhekuq pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje, pa harruar trofeun e Ligës së Konferencës të fituar në Tiranë ndaj Feyenoord.

Zhoze Mourinjo nuk është më trajner i Romës. Drejtuesit e saj kanë vendosur ta shkarkojnë pas humbjes të së dielës në ‘San Siro’, kundër Milanit.

“E falënderojmë Zhozenë në emër të të gjithëve ne te Roma për pasionin dhe impenjimin që nga dita e parë e tij, – kanë thënë Dan dhe Ryan Friedkin. – Ruajmë kujtime të bukura, por gjykojmë se në interes të klubit është i nevojshëm një ndryshim i menjëhershëm. Urojmë që Zhoze dhe bashkëpunëtorët e tij për më të mirën në të ardhmen!”

Tani pritet të mësohet se kush do të jetë trajneri që do të udhëheqë Romën deri në fund të sezonit. Në komunikatën e klubit thuhet se shumë shpejt do të emërohet trajneri i ri. Tifozët ëndërrojnë Daniele De Rosin, ka mundësi për një zgjidhje të brendshme (Bruno Konti ose Alberto De Rosi), por mund të ketë edhe ndonjë surprizë, siç kanë bërë shpesh Friedkin në këto 3 vjet e gjysmë të administrimit të Romës.

I ardhur në verën e 2021-shit, Mourinjo ikën pa e mbyllur mandatin trevjeçar, me një Ligë konference të fituar, një finale Lige Europe dhe me një ecuri gjithmonë zhgënjyese në kampionat.

  

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE