5G apo Starlink? Zbuloni se cili e ka rrjetin më të shpejtë…

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
5G apo Starlink? Zbuloni se cili e ka rrjetin më të shpejtë…

Një vloger i njohur në platformën e YouTube si Ryan’s Model Y ka futur në test shpejtësinë e rrjetit 5G si dhe atë rrjetit Starlink. Starlink është shërbim interneti satelitor në kuadër të kompanisë me mision hapësinor SpaceX në pronësi të miliarderit dhe sipërmarrësit Elon Musk. Në këtë rast, Youtuberi mati shpejtësinë e internetit 5G dhe rrjetit satelitor të Starlinkut, nëpërmjet një video të cilën e publikoi në platformë. Sipas tij, rrjeti 5G fitoi dukshëm këtë test duke e arritur shpejtësinë maksimale të internetit me 739.44 megabit për sekondë.

Por, nuk ishte keq edhe interneti i shërbimit satelitor Starlink i cili arriti këtë shpejtësi në 143 megabit për sekondë në transferimin e të dhënave në telefon. Vlen të theksohet se shpejtësia e internetit mund të varet ndonjëherë edhe nga ambientet e caktuara. Starlink, ka për mision që në të ardhmen të shtrijë internetin satelitor në të gjithë globin, e sidomos në zonat më të largëta ku qasja në internet është e pamundur. Për momentin, kompania është duke lëshuar satelitët e tij në orbitën e ulët të Tokës, për ta bërë të mundur këtë; mijëra satelitë të Starlinkut gjenden për momentin në hapësirë.

Ndërkaq, kompania SpaceX ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me planet e saj për një shërbim satelitor të destinuar për telefona përmes një faqe interneti kushtuar Starlink. Faqja e re për “Starlink Direct-to-Cell” premton mbulim të kudondodhur nga kullat telefonike të vendosura në hapësirë që do të funksionojnë mbi rrjetin standard LTE. Informacioni në dispozicion aktualisht thotë se shërbimi i tekstit do të jetë i disponueshëm në 2024 dhe shërbimet e zërit, të dhënave dhe IoT në 2025.

Lidhja e telefonave me satelitët kërkon pajisje të mëdha, të ndërtuara për qëllime të tilla, si telefonat e vjetër fiks. Nëse ju duhet të dërgoni mesazhe vetëm në situata urgjente, Apple e ofron atë opsion, por kërkon të jeni brenda dritares së lidhjes, të mbani telefonin në dorë dhe të monitoroni aplikacionin për një sinjal. Megjithatë, Starlink dëshiron të ofrojë lidhje të plotë me harduerin e zakonshëm të smartfonëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE