Blinken: Izraeli duhet të ndihmojë Autoritetin Palestinez!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blinken: Izraeli duhet të ndihmojë Autoritetin Palestinez!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Izraelit që të ndihmojë e jo të pengojë Autoritetin Palestinez, duke theksuar se siguria afatgjatë e Izraelit është në rrezik. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Blinken përsëriti thirrjen e tij për “një rrugë drejt një shteti palestinez” edhe pse Uashingtoni zyrtar mbështet fushatën izraelite në Gaza e që Izraeli e nisi në përgjigje të sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian.

Në mungesë të kësaj, ju nuk do të keni sigurinë që ju duhet. Dhe sigurisht që një Autoritet Palestinez, i fortë dhe i reformuar i cili mund të jetë më efektiv që të prodhojë rezultat për popullin e tij, duhet të bëhet pjesë e ekuacionit.

Një Autoritet Palestinez efektiv mund të operojë vetëm “me mbështetjen, me ndihmën e Izraelit e jo me kundërshtimin e tij”, shtoi kryediplomati amerikan.

SHBA-të e kanë mbështetur thirrjen e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për zhdukjen e Hamasit, që kontrollon Rripin e Gazës, por ka bërë thirrje që Autoriteti Palestinez, që udhëhiqet nga Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor e që gradualisht të marrë kontrollin e Rripit të Gazës.

Netanyahu prej një kohe të gjatë është shprehur kundër një shteti palestinez. Luftimet në Gaza shpërthyen pasi Hamasi kreu sulm në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1 mijë e 200 persona dhe duke rrëmbyer afro 250 të tjerë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 24 mijë palestinezë janë vrarë gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.

Një dërgesë me ilaçe për dhjetëra pengje që po mbahen nga Hamasi është nisur për në këtë territor, pasi Franca e Katari ndërmjetësuan marrëveshjen e parë mes Izraelit dhe grupit radikal që nga armëpushimi njëjavor, i cili përfundoi në nëntor. Sasia e medikamenteve po dërgohet përmes Egjiptit dhe do t’i dorëzohet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, që më pas do t’ia dorëzojë Hamasit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE