Ja se si paraqitet situata e Partizanit në merkato…

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani kërkon 1 milionë euro për dy futbollistët e tij, ja për kë bëhet fjalë…

Klubi i kuq dita-ditës po bëhet një “market” i preferuar i klubeve më të mëdha europiane. Të kuqtë kanë në skuadër disa emra mjaft tundues, që në të ardhmen mund t’i dëgjojmë në arena shumë më të mëdha. Për sa i përket merkatos në hyrje, aktualisht merkatoja e Partizanit është ndalur me rikthimin e Xhuliano Skukës dhe transferimin e Redon Ismailit. Së fundmi, drejtori Arbër Abilaliaj u shpreh se po punohet edhe për dy profile të reja lojtarësh, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete dhe të mbyllur. Një nga emrat e përmendur në klubin e kuq është Osman Ndong, i cili është analizuar nga drejtuesit, por ende nuk është finalizuar si operacion. Sa i përket daljeve, tashmë kjo çështje është thuajse e mbyllur dhe versioni i vetëm mbeten huazimet. Rreth klubit qarkullon lajmi për huazimin e një prej sulmuesve te Teuta, por ende nuk ka asgjë përfundimtare dhe Shehi thotë fjalën e fundit.

Sa i përket largimeve emri më i lakuar është ai i Maget. Mesfushori senegalez ka tregues të jashtëzakonshëm dhe është një nga “diamantet” më të çmuar të kampionëve në fuqi. Megjithëse po arrin ta tregojë veten vetëm në 4-5 muajt e fundit, 20-vjeçari së fundmi ka përfunduar në listën e gjigantëve rumunë të Steauas së Bukureshtit. Presidenti me origjinë shqiptare i klubit, Xhixhi Bekali, në bashkëpunim me hallkat e tjera të klubit, e ka vënë mes objektivave Magetin. Ai kërkon të përforcojë ekipin me qëllim titullin kampion në Rumani dhe e sheh Magetin si një element, që mund të ndihmojë skuadrën të “sundojë” ndaj rivalëve. Media rumune “Prosport” shkruan se skautë të Steauas do të zbarkojnë në ditët në vijim në vendin tonë për të parë nga afër mesfushorin dhe për të nisur negociatat me Partizanin. Paraprakisht thuhet se klubi rumun është i gatshëm të japë rreth 500 mijë euro për Magetin, i cili në “Transfermarkt” vlerësohet 400 mijë euro. Megjithatë, gjysmë milioni janë pak për Partizanin. Klubi i kuq e di shumë mirë se çfarë lojtari ka në dorë dhe do të kërkojë më shumë. Partizani do ta lëshonte Magetin te Steaua për një shifër prej rreth 700 mijë eurosh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE