Pjesë e Olympiacos dhe Nottingham, Egnatia prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pjesë e Olympiacos dhe Nottingham, Egnatia prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi!

Kryesuesit e Superligës, Egnatia ka nënshkruar për dy sezone e gjysmë me mbrojtësin Rezart Rama. 23-vjeçari ka dalë nga akademia e Olympiacos në Greqi, teka ka luajtur edhe për moshat e Nottingham. Veç saj, ai është aktivizuar në Angli me Truro City, teksa vjen në Shqipëri nga Kanadaja ku për dy sezone ishte pjesë e Forge FC.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë për 2 sezone e gjysmë me mbrojtësin 23-vjeçar Rezart Rama.

Mbrojtësi vjen tek klubi ynë pas aventurës në Canada tek Forge FC, Rama ka qenë dhe pjesë e kombëtares U-20 në disa ndeshje”, thuhet në njoftim.

Mbrojtësi që luan në krahun e djathtë edhe në qendër ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë dhe është aktivizuar edhe për U-20. Duket se Egnatia është duke rritur stekën dhe afruar emra të spikatur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48881 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE