Të përlotur, ja si e pritën banorët largimin e Drinit nga shtëpia e “BBV”!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të përlotur, ja si e pritën banorët largimin e Drinit nga shtëpia e “BBV”!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri, ndërsa rikujtojmë se mbrëmjen e djeshme kanë hyrë edhe 6 të tjerë.

Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para. Ndërkohë, ditën e sotme një e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “BBV3”. Ende pa kaluar një javë nga nisja e spektaklit Drini Zeqo ka lënë shtëpinë për shkak të një urgjence familjare.

Për shkak se ishte lideri i shtëpisë, banorët do të  votojnë përsëri, ku në këtë votim do të bëjnë pjesë edhe banorët e rinj. Largimin e Drinit banorët e pritën me shumë trishtim, teksa Ilnisa u përlot dhe Roza u shpreh e mërzitur:

Drini ishte një element shumë i veçantë, një gur i pazëvëndësueshëm. Xhentilesa e tij është për t’u marrë shembull. Më vjen keq… Do ketë një rast urgjence në familje!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE