Protestë në Shkup: Navalny, viktimë e regjimit të Putinit!

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestë në Shkup: Navalny, viktimë e regjimit të Putinit!

“Aleksei Navalny, lideri i luftës për demokraci dhe të drejtat e njeriut është viktimë e regjimit të pamëshirshëm të një diktatori gjenocidal”. Kështu u tha sot në një protestë para Ambasadës së Federatës Ruse, në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Më 16 shkurt, autoritetet ruse në Arktik njoftuan për vdekjen e Navalnyt.

Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burg për akuza që ai dhe mbështetësit i kanë konsideruar “të motivuara politikisht”.

Në letrën e protestës dorëzuar ambasadës ruse, thuhej:

Emri i Navalnyt dhe ndjekja e tij e palodhshme për demokraci e të drejtat e njeriut jetojnë në zemrat dhe mendjet e njerëzve liridashës në mbarë botën, si dhe në Federatën Ruse.

Xhabir Deralla, drejtuesi i organizatës, “CIVIL” u shpreh se për vdekjen e Navalnyt përgjegjës është shteti rus.

Ne u bëjmë thirrje urgjentisht autoriteteve ruse të lejojnë një hetim të pavarur mbi rrethanat e vdekjes së Aleksei Navalny. Ne u bashkohemi kërkesave për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi si dhe t’i jepet fund brutalitetit policor dhe shtypjes ndaj qytetarëve.

Regjimi rus duhet t’i japë fund luftës gjenocidale kundër Ukrainës! Presidentit rus, Vladimir Putin duhet të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’u gjykuar për krimet e bëra.

Vdekja e Aleksei Navalnyt ka shkaktuar reagimin e zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Stevo Pendarovski tha se vdekja e tij paraqet “ditë të trishtë për demokracinë”.

Jam i tmerruar nga vdekja e politikanit rus Aleksei Navalny. Një ditë e trishtuar për demokracinë. Njerëzimi ka humbur një aktivist të patundur për të drejtat e njeriut.

Vdekja e Navalnyt ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën ndërsa Perëndimi ka akuzuar shtetin rus me në krye Putinin për vrasjen e tij. Autoritetet në Moskë janë duke refuzuar që të dorëzojnë trupin e Navalnyt te familja e tij, me arsyetimin se ende nuk kanë përfunduar hetimet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE