“Bennito një artist super korrekt…”/Big Basta flet për këngën e re “Guantanamo” në bashkëpunim me artistin e njohur!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bennito një artist super korrekt…”/Big Basta flet për këngën e re “Guantanamo” në bashkëpunim me artistin e njohur!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar reperi i njohur Big Basta për të na folur më shumë për projektin e tij të fundit të titulluar “Guantanamo” në bashkëpunim me muzikantin mjaft të talentuar në tregun muzikor Benniton. Si lindi ky bashkëpunim me Bennito-n?

Lindi krejt natyrshëm. Bennito është një artist shumë korrekt. Që nga komunikimi i parë e kam kuptuar këtë gjë. Ne bashkë kemi miq të përbashkët, ai gjeti mënyrën për të komunikuar me mua, m’u prezantua dhe thash ‘pse jo’. Nisi bukur dhe përfundoi bukur. U zgjodh një producent i mirë për këtë këngë dhe që në momentin e parë që dëgjova muzikën m’u kujtuan hitet e vjetra dhe thash ‘kjo vlen’. Unë mendoj se artisti duhet të jetë i njëjtë si në skenë ashtu edhe jashtë skene. Bennito është shumë korrekt, më pëlqeu shumë komunikimi me të.

Prej disa vitesh Big Basta ka jetuar në Zelandën e Re duke i mungur tregut muzikor shqiptar. A është kthyer Big Basta në Shqipëri për të mos u larguar më dhe si ishte eksperienca e tij në atë vend?

Ishte e bukur. Është shumë larg dhe më pengonte se nuk isha afër familjes time. Edhe kur doja t’i merrja nuk e kishin me qejf sepse janë shumë orë udhëtim. U rrita me atë eksperiencë, kisha nevojë të rritesha, edhe djali të rritej në një vend të mirë. Në atë vend nuk ka korrupsion, kjo më mungon. (qesh)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE