Lufta në Gaza, Izraeli vret 60 luftëtarë palestinezë orët e fundit!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Gaza, Izraeli vret 60 luftëtarë palestinezë orët e fundit!

Forcat izraelite vranë rreth 60 luftëtarë palestinezë në Rripin e Gazës, në operacionet e 24 orëve të fundit. Pjesa më e madhe e tyre u ekzekutua në zonën jugore të Khan Junisit dhe disa të tjerë në veri të Rripit të Gazës, përfshirë në një godinë që përdoret nga fraksioni palestinez, Xhihadi Islamik. Vijon prej 7 tetorit lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian. Grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me ofensiva tokësore, detare dhe ajrore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 24 mijë palestinezë. Por, ky dikaster nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit e do të lirojë pengjet e mbetura në Gaza. Po ashtu, Izraeli zotohet ta vazhdojë luftën kundër Hamasit derisa të triumfojë dhe nuk do të ndalet nga askush, as nga gjykata botërore, çka u theksua nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Netanyahu foli pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mbajti dy seanca dëgjimore rreth akuzave të Afrikës së Jugut se vendi i tij është duke kryer gjenocid kundër palestinezëve. Po ashtu, Izraeli i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar si “hipokrite dhe shpifje”.

Afrika e Jugut i ka kërkuar gjykatës ta urdhërojë Izraelin ta ndalë ofensivën e tij ajrore dhe tokësore, pasi ka rrënuar Gazën. Në gjykatën botërore, rasti kundër Izraelit  pritet të zgjasë shumë vite, por një vendim për hapat e përkohshëm mund të merret brenda pak javësh.

Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme edhe pse vështirë të zbatueshme. Netanyahu e bëri të qartë se Izraeli do t’i shpërfillë urdhrat për ta ndalur luftën, gjë që më gjasë do ta thellojë izolimin e tij.

Izraeli është duke u përballur me presion të madh ndërkombëtare për ta ndalur luftën, që ka vrarë më shumë se 23 mijë palestinezë në Gaza dhe ka shkaktuar vuajtje të mëdha në enklavën e rrethuar. Deri tani, shteti hebraik mbrohet nga mbështetja ushtarake dhe diplomatike e Shteteve të Bashkuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE