“Ne kemi mënyrën tonë të të punuarit…”/Eva Alikaj zbulon se pse sipas saj aktorët zgjedhin të provojnë formatin BBV!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ne kemi mënyrën tonë të të punuarit…”/Eva Alikaj zbulon se pse sipas saj aktorët zgjedhin të provojnë formatin BBV!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” së fundmi ka qenë Eva Alikaj. Kujtojmë se edhe aktorja ka qenë pjesë e edicionit të dytë të këtij formati mjaft të suksesshëm por u skualifikua dhe nuk arriti dot të vazhdonte rrugëtimin e saj. Eva zbuloi më shumë detaje edhe për mënyrën se si e shikon edicionin e tretë të BBV.

Si i sheh Eva Alikaj aktorët e edicioneve të ndryshme të Big Brother VIP?

Edhe ju e keni parë por unë mendoj që aktorët nuk janë aty në habitatin e vet. Ne kemi mënyrën tonë të të punuarit dhe momentin më magjik e kemi kur japim premierën ose shfaqjen. Aktorët në përgjithësi mendoj unë janë të ndrojtur.

Pse zgjedhin aktorët ta provojnë këtë si eksperiencë sipas Eva Alikaj?

Unë mendoj që secili ka arsyet e tij. Unë isha shumë kurioze të provoja, ta dija vërtetë se çfarë ishte nga mbrapa ky Big Brother i famshëm që mbërthen miliona njerëz. Doja ta shikoja vërtetë, ta prekja personalisht si eksperiencë. Ka shumë arsye mendoj. 

Sa i përket fushës së kinematografisë dhe dy projekteve mjaft të suksesshme që erdhën së fundmi nga Top Channel Films, “Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo” kur aktorja u pyet nga Elona Duro nëse u ndje keq që nuk ishte pjesë e tyre Eva u shpreh se po.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE