Parashikimi i motit, e enjte, 18 janar 2024!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e enjte, 18 janar 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si edhe me intervale të pakta kthjellimi lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, pas orëve të mesditës.

Vranësirat u pasuan me reshje shiu të herëpashershme që prej orëve të para të ditës, me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe lokalisht të lartë në veriperëndim e në zonat urbane.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në intervale të herëpasherëshme kohore mund të shfaqen problematike kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan.  Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 2-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era është relativisht intensive e fiton shpejtësi 12-19 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/16
Re shi

Kukës
4/14
Re shi

Lezhë
10/16
Re shi

Dibër
3/12
Re shi

Durrës
11/20
Re shi

Tiranë
10/20
Re shi

Elbasan
9/19
Re shi

Berat
10/22
Re shi diell

Vlorë
10/21
Re shi diell

Korçë
4/11
Re shi

Gjirokastër
9/17
Re shi diell

Sarandë
9/20
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE