Zbulohet identiteti i shqiptarit që kreu vetëvrasje në anijen hotel në Angli!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet identiteti i shqiptarit që kreu vetëvrasje në anijen hotel në Angli!

Vetëvrasja në anijen hotel në Angli e një emigranti shqiptar, mediat britanike zbulojnë identitetin e viktimës. Gazeta “Daily Telegraph” shkuan se ai është 27- vjeçari nga Manëza e Durrësit, Leonard Farruku. Në artikull thuhet:

Në bisedën e fundit me të afërmit, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira, por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.

Motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësi vetëm atëherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë, në anijen hotel Bibby Stockholm”.  Sipas saj, në Angli ai mbërriti me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja, të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në këtë shtet. Për t’ia arritur këtij qëllimi, iu bind kërkesës së Home Office-it për të shkuar e për t’u akomoduar në atë anije.

Anija hotel u mor me qira nga qeveria angleze për të zbutur koston ditore prej 8 milion paundësh të azilantëve që kanë shkuar gjatë dy viteve të fundit në Angli me gomone, mes tyre 12 mijë e 800 shqiptarë.

Për ngjarjen tragjike të vetëvrasjes së Leonard Farrukut një zëdhënës i Home Office-it tha:

Ky ishte një incident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë me të prekurit. Mirëqenia e personave nën kujdesin tonë ka një rëndësi parësore dhe ne marrim përgjegjësinë tepër seriozisht për këtë.  Kjo ngjarje është duke u hetuar nga policia dhe Mjekësia Ligjore në analizimin e fakteve e rrethanave të kësaj vdekjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE