“S’do të ngelë qime koke…”, agravon debati mes Merit dhe Rozës, të bërtitura në oborr!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“S’do të ngelë qime koke…”, agravon debati mes Merit dhe Rozës, të bërtitura në oborr!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Që prej mbrëmjes së djeshme Roza dhe Meri kanë pasur disa gricje me njëra-tjetrën, të cilat kanë vazhduar edhe ditën e sotme, ku madje dhe ka agravuar në ofendime dhe kërcënime. Debati i tyre ka agravuar me të bërtitura edhe në oborr në prezencën e banorëve të tjerë, pasi duket se Meri nuk i pranon më komentet  e Rozës dhe e quan ‘njeri budalla’.

Meri: Më je dukur si xhonglere, pa vlerë po të kapa seriozisht sdo të ngelë qime floku në kokë…qepe, se po të kapa vërtet seriozisht këtu nuk ekziston për 24 orë, jo këtu po as në Shqipëri kaq

Roza: Meri mbaj nervat zemra ime

Meri: I kam mbajtur nervat unë, me njerëz që janë budallenj nuk kam më nerva, vendos ligji, vendos psikiatria…

Ditën e djehsme një e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “BBV3”. Ende pa kaluar një javë nga nisja e spektaklit Drini Zeqo ka lënë shtëpinë për shkak të një urgjence familjare. Për shkak se ishte lideri i shtëpisë, banorët kanë votuar përsëri, ku në këtë votim ishin pjesë edhe banorët e rinj. Me votim të hapur, Ilnisa zgjidhet lidere e re e shtëpisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE