Shqetësoi edhe trajnerin e Kombëtares tonë, mësohet arsyeja e mungesës së Nedim Bajramit…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqetësoi edhe trajnerin e Kombëtares tonë, mësohet arsyeja e mungesës së Nedim Bajramit…

Mesfushori kuq e zi, Nedim Bajrami ngriti dyshime rreth mungesës së tij në ndeshjen e kampionatin. Madje u aludua nëpër media të ndryshme për një dëmtim të mundshëm të mesfushorit fantazist që ka qënë një lojtar kyç në këtë sezon deri më tani në kampionat. Nedim Bajrami ishte një nga mungesat e mëdha të Sasuolos në ndeshjen që kjo skuadër luajti përballë Monzës në kampionat. Të gjithë mbeten të habitur kur emri i Bajramit nuk figuronte as në stolin e rezervave për skuadrën e drejtuar nga Alesio Dionisi, i cili u desh të ndryshonte edhe skemën e lojës duke llogaritur mungesën e shqiptarit dhe Berardit të dëmtuar.

Mediat pranë klubit kanë zbuluar arsyen pse Bajrami nuk ishte i grumbulluar në këtë sfidë dhe nuk e ndoqi duelin as nga tribuna. Mësohet se ai ka kaluar në ditën para ndeshjes një virozë dhe ishte me temperaturë, ndaj është menduar se nuk ishte në gjendjen e duhur shëndetësore për të qenë i gatshëm për sfidën në fjalë. Parashikohet që Bajrami të jetë i gatshëm për duelin e fundjavës kundër Bolonjës, si pjesë e fazës ofensive të skuadrës së Sasuolos. Mesfushori kuqezi ka luajtur në këtë sezon 19 ndeshje, duke shënuar 1 gol, atë ndaj Interit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51122 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE