Vendosi ta lërë papritur shtëpinë e “BBV3”, Drini Zeqo vjen me një reagim në rrjete sociale!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendosi ta lërë papritur shtëpinë e “BBV3”, Drini Zeqo vjen me një reagim në rrjete sociale!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Ditën e djeshme  një e papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së “BBV3”. Ende pa kaluar një javë nga nisja e spektaklit Drini Zeqo ka lënë shtëpinë për shkak të një urgjence familjare. Vetëm pak më parë Drini ka bërë një postim në Instagram, ku ka reaguar lidhur këtë situatë, duke shpjeguar se për shkak të shëndetit të një prej familjarëve të tij, ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “BBV3”.

Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo)

Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Duke qenë se po flasim për ta, ju rikujtojmë se të shtunën u bënë pjesë 18 banorë të rinj, ndërsa kanë hyrë edhe 6 të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50010 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE