Financim deri në mars, vota në Kongres/Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Financim deri në mars, vota në Kongres/Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane!

Në një dramë të përsëritur në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve i dha dritën jeshile projektligjit që parashikon financimin e qeverisë federale deri në fillim të marsit, duke shmangur kështu mbylljen e pjesshme të saj. Projektligji i është dërguar tashmë për presidentit Joe Biden, për miratimin final përmes firmës së tij. Përpara se drafti t`i dërgohej Dhomës në 18 janar, senati i dha me urgjencë OK-in e tij në sfondin e ngutjes që diktonte afati, i cili skadonte sot.

Kemi lajme të mira për Amerikën. Nuk do të kemi mbyllje të premten.

Si Senati, ashtu edhe Dhoma përshpejtuan seancat për votim për shkak të parashikimeve se do të ketë një stuhi dimërore e cila mund të pengonte mbajtjen e seancave për votim të projektligjit për financimin e përkohshëm të Qeverisë federale. Demokratët janë shumicë në senat, por Dhoma e përfaqësuesve kontrollohet nga republikanët. Ligjvënësit amerikanë deri më tani nuk kanë arritur të pajtohen për financimin e vitit të ri fiskal që ka nisur më 1 Tetor.

Projektligji zgjat deri në fillim të marsit shkallën aktuale të shpenzimeve qeveritare duke ofruar kohë që të dy dhomat e Kongresit të zgjidhin dallimet e tyre mbi shpenzimet për vitin fiskal që filloi tetorin e kaluar. Buxheti afatshkurtër për disa agjenci federale përfundon më 1 mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE