Sulm terrorist në Ankara pranë Ministrisë së Brendshme të Turqisë!

vovalbania October 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm terrorist në Ankara pranë Ministrisë së Brendshme të Turqisë!

Sulm terrorist në kryeqytetin e Turqisë, Ankara. Sot në mëngjes, rreth orës 09:30 me atë lokale, dy persona që lëviznin me një makinë, shpërthyen një bombë në hyrje të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Lajmin e konfirmoi ministri Ali Yerlikaya, në një postim në platformën X. Që të dy gjetën vdekjen.

Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë, ndërsa tjetri u neutralizua nga forcat e rendit. Dy agjentë të policisë turke mbetën të plagosur lehtë.

Ky zhvillim shënohet ndërsa sot në Parlamentin e Turqisë nisi punimet legjislatura e dytë e mandatit të 28-të të Asamblesë së Madhe Kombëtare. Më herët u dëgjuan shpërthime e të shtëna armësh në rrugën “Ismet Inonu”, po në Ankara e ku ndodhen selitë e kësaj Asambleje dhe të ministrive.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ekipe mjekësore e zjarrfikës. Autoritetet turke vazhdojnë hetimet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE