NATO-ja “i tregon dhëmbët” Rusisë! Do të zhvillojë stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
NATO-ja “i tregon dhëmbët” Rusisë! Do të zhvillojë stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë!

NATO po fillon stërvitjen e saj më të madhe që nga Lufta e Ftohtë dhe do t’i testojë aftësitë e aleatëve evropianë për një konflikt të mundshëm me një vend si Rusia. Rreth 90.000 trupa do t’i bashkohen stërvitjeve “Steadfast Defender 2024” që do të zgjasin deri në muajin maj, tha të enjten komandanti suprem i Aleancës për Evropën, gjenerali amerikan Chris Cavoli. NATO tha:

Më shumë se 50 anije do të marrin pjesë, gjithashtu më shumë se 80 avionë luftarakë, helikopterë dhe drone dhe të paktën 1.100 automjete luftarake, duke përfshirë 133 tanke dhe 533 automjete luftarake të këmbësorisë.

NATO nuk e përmendi me emër Rusinë në njoftimin e saj. Por dokumenti i saj kryesor strategjik e identifikon Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e anëtarëve të aleancës.

Steadfast Defender 2024 do të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të vendosur me shpejtësi forcat nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Europës.

Përforcimi do të ndodhë gjatë një “skenari të simuluar të konfliktit me një kundërshtar të afërt”, u tha Cavoli gazetarëve në Bruksel pas një takimi dyditor të shefave të mbrojtjes kombëtare. Aleatët nënshkruan planet rajonale në samitin e tyre në Vilnius në vitit 2023, duke i dhënë fund një epoke të gjatë në të cilën NATO nuk e kishte parë nevojën për plane të mbrojtjes në shkallë të gjerë, pasi vendet perëndimore zhvilluan luftëra më të vogla në Afganistan dhe Irak, dhe mendonin se Rusia nuk ishte më një kërcënim ekzistencial.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE