Presidenti i Izraelit: “Marrëdhëniet me Arabinë Saudite, kyç për dhënien fund të luftës në Gaza”!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti i Izraelit: “Marrëdhëniet me Arabinë Saudite, kyç për dhënien fund të luftës në Gaza”!

Normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite është elementi kyç për t’i dhënë fund luftës me Hamasin, tha presidenti izraelit Isaac Herzog në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Është ende delikate dhe mund të dojë kohë, por mendoj se është realisht një mundësi për të ecur përpara në botë dhe në rajon drejt një të ardhmeje më të mirë.

Deklarata vjen pak ditë pasi ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, princi Faisal bin Farhan, tha në një takim në Davos se mbretëria saudite bie dakord që paqja rajonale përfshin paqen për Izraelin. Ai tha se Arabia Saudite me siguri do ta njihte Izraelin në kuadrin e një marrëveshjeje më të gjerë politike.

Por kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet paqes për palestinezët, nëpërmjet një shteti palestinez.

Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përsëriti gjatë një takimi në Davos se zgjidhja për një shtet palestinez mund të ndihmonte për të përmirësuar sigurinë e Izraelit dhe marrëdhëniet e tij me vendet e tjera në rajon. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij e djathtë janë megjithatë kundër konceptit të një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve.

Kur vendet dalin me propozimin për një zgjidhje ‘me dy shtete’, ato duhet të përballen fillimisht me një pikëpyetje paraprake, që është një pikëpyetje themelore për qeniet njerëzore: A po na ofrohet siguri e vërtetë?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49650 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE