CIES publikon rënditjen, këto janë ekipet që kanë fituar më tepër para nga shitja e lojtarëve të akademisë…

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Barcelona dhe Real Madrid bë finalen e superkupës së Spanjës, ja kë favorizojnë statistikat…

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk është vetëm mes dy ekipeve të para por fillon që në ekipet zinxhire të akademive. Real Madridi dhe Barcelona janë që të dyja krenare me sistemin e tyre të akademisë, edhe pse blaugranasit pëlqejnë të pretendojnë se La Masia është më produktive se sa La Fabrica e Real Madridit. Sidoqoftë, në aspektin financiar kjo nuk është çështja, pasi dallimi mes këtyre dy klubeve është jashtëzakonisht i madh. CIES ka publikuar një studim, duke treguar në detaje se si klubet kanë fituar para të majme duke shitur produktet e tyre të akademisë gjatë viteve. Benfica kryeson listën me 516 milionë euro të fituara nga shitjet e lojtarëve të rinj të tyre, ndërsa pas tyre vjen Ajaxi me 376 milionë euro dhe Olympique Lyon që kompleton podiumin me 370 milionë.

Real Madridi është në vendin e katërt me 364 milionë euro të fituara nga shitja e 28 lojtarëve të akademisë, që do të thotë se ata kanë fituar rreth 175 milionë euro më shumë se Barcelona. Blaugranasit kanë shitur të njëjtin numër të lojtarëve për vetëm 189 milionë euro. Ata renditen në vendin e 22-të në top 100 ekipet që përfitojnë më shumti nga shitja e lojtarëve të akademisë, ndërsa Atletico Madridi gjendet në vendin e 24-të si skuadra më fitimprurëse spanjolle. Chelsea është në vendin e pestë me 347 milionë dhe top 10 kompletohet me ekipe si Monaco, Sporting Lisbona, Manchester United, Tottenham dhe Arsenal. Jashtë Evropës klubet që shesin më së shumti lojtarë nga akademia e tyre janë Flamengo (13) dhe River Plate (14).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE