Qëndrimi herë pas here në qetësi totale, një praktikë që largon stresin!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qëndrimi herë pas here në qetësi totale, një praktikë që largon stresin!

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, niveli i zhurmës që na “bombardon” në përditshmëri është një faktor i rëndësishëm që dëmton shëndetin tonë. Ekspertët e konsiderojnë si të rëndësishëm qëndrimin herë pas here në qetësi totale.

Zhurmat e tepërta kanë efekte negative jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe në zhvillimin e problemeve me presionin e gjakut, ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, rrisin riskun për diabet dhe është vërtetuar se zhurmat nxisin probleme me sjelljen te fëmijët dhe adoleshentët. Te të rriturit aktivizojnë hormonet e stresit në nivele më të larta se normalja.

Cila është balanca në këtë rast? Fillo të shkruash për zhurmat e vogla dhe të dëmshme që të rrethojnë dhe fillo t’i largosh pak nga pak. Fillo të reduktosh faktorët e jashtëm sa më shumë të mundesh që të mësosh veten dhe të lësh hapësirë për më pak zhurmë dhe më shumë kohë me veten dhe mendimet e tua.

Ndërkaq, pandemia Covid dhe bllokimet e saj kanë bërë që truri i adoleshentëve të plaket para kohe, duke ndryshuar strukturën e tyre. Kjo tashmë është vërtetuar nga disa studime, por puna e re e shkencëtarëve në Universitetin e Uashingtonit në Seattle tani na tregon se kjo plakje ndodh me shpejtësi të dyfishtë tek vajzat.

Ndërsa truri zhvillohet, korteksi cerebral, shtresa e tij më e jashtme, hollohet. Traumat e fëmijërisë si braktisja, abuzimi dhe neglizhenca e përshpejtojnë këtë proces, duke bërë që truri të plaket më shpejt dhe duke e predispozuar për një rrezik më të madh të çrregullimeve mendore. Për studimin e ri, neuroshkencëtarja e imazherisë mjekësore Neva Corrigan krahasoi skanimet e trurit të adoleshentëve të bëra para dhe pas sezonit më të vështirë të pandemisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50989 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE