Einxhel Shkira do t’i zërë vendin si opinioniste e BBV Ori Nebijajt? Reagon kjo e fundit

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira zvendëson Ori Nebiajn si opinioniste e Big Brother VIP 3?

Sot pritet të mbahet nata e tretë “Prime” e  Big Brother Vip 3, ku me sa duket do të ketë një ndryshim që në nisje.

Einxhel Shkira pritet të jetë e ulur në panelin e opinionistëve. Në fakt ajo do të zëvendësojë njërin nga opinionistët e përhershëm.

Lajmi duket i konfirmuar nga Einxhel në twitter e cila shkruan: “Dëgjova se ju mungoj, shihemi nesër”.

Pak më parë u tha se Einxhel do të zëvendësonte Orin, ama “Living” ka mësuar se në fakt ajo do të zëvendësojë Arbër Hajdarin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri për momentin.

Nga ana tjetër, Ori ka postuar pak më parë një foto nga kolltuku i opinionistes ku ka shkruar se do të shihemi pas pak në BBV.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50945 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE