Banorët e “BBV3” do të ndjekin live sonte një nga emisionet e Top Channel, ja cili do të jetë!

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banorët e “BBV3” do të ndjekin live sonte një nga emisionet e Top Channel, ja cili do të jetë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Këtë herë sfida e Vëllait të Madh është kryer me sukses nga banorët. Vetëm pak më parë një zarf i bardhë ka hyrë në shtëpi, ku tregohet se banorët sonte do të ndjekin live emisionin Top Story nga Grida Duma, ku do të trajtohet edhe largimi i Liam Mandiaros nga shtëpia e “BBV3”.

Banor, loja e Grand Taxi mbaroj dhe Vëllai i Madh vlerësoi impenjimin tuaj në këtë lojë pavarësisht lodhjes fizike dhe ka dëshirë t’ju shpërblejë të gjithëve. Sot në dark do të keni mundësinë të ndiqni live emisionin Top Story nga Grida Duma. Në një pjesë të emisioniot do të diskutohet një çështje që ndodhi dje, e vërteta e largimit të Liam Mandiaros nga shtëpia e “BBV3” …

Një pasdite e tensionuar ka qenë ditën e djeshme mes Françeskës dhe Sarës, për shkak të një veprimi që kjo e fundit bëri. Gjithçka nisi pasi Sara i mbylli derën e tualetit Françeskës, gjatë kohës që ajo ishte brenda. Më pas ajo ka tentuar të dalë dhe në një moment Sara e ka shtyrë, por edhe Françeska ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Për këtë Françeska foli përsëri ditën e sotme dhe ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet, e ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE