Goditi Rozën me shuplakë, produksioni i “Big Brother VIP” merr masën e papritur për Meri Shehun

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Goditi Rozën me shuplakë, produksioni i “Big Brother VIP” merr masën e papritur për Meri Shehun

Gjatë spektaklit të sotëm në “Big Brother VIP” u komentua një nga debatet më të bujshme të javës, debati mes Meri Shehut dhe Roza Latit.

Kjo e fundit pretendon se Meri e kishte goditur me shuplakë duke e cilësuar si një dhunë fizike ndaj saj dhe një lloj kërcënimi.

Nga ana tjetër Meri e mohoi këtë akuzë tek u shpreh se shuplaka ishte në formë shakaje pasi në ato momente të dyja po zhvillonin një bisedë miqësore, ndaj Meri astrologia e cilësoi si formë përkëdhelje.

Pas transmetimit të klipit, banorët dhe publiku dhanë opinionin dhe këndvështrimin e tyre rreth shuplakës, ndërsa “Vëllai i Madh” mori masën e papritur.

Produksioni dënoi Merin duke e dërguar në nominim direkt, së bashku me banorët e tjerë që do të nominohen këtë javë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49431 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE