“Do jem aty për të kënduar…”/Semi Jaupaj zbulon planet e dasmës dhe ka një mesazh emocionues për Bora Zemanin!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do jem aty për të kënduar…”/Semi Jaupaj zbulon planet e dasmës dhe ka një mesazh emocionues për Bora Zemanin!

E ftuar mbrëmjen e djeshme në premierën absolute të filmit më të ri “5 Herë Jo” ka qenë edhe artistja e njohur Semi Jaupaj.

Si një prej shoqeve më të ngushta të protagonistes në film Bora Zemani, Semi ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm nga filmi por edhe nga dasma e cila është në plan nga çifti më i përfolur i momentit.

Cila është ndjesia e Semi Jaupaj kur shoqja e saj e ngushtë, Bora Zemani është aktore dhe producente gjithashtu në filmin më të ri të saj “5 Herë Jo”?

“Një ndjesi shumë mikse, jam shumë e lumtur sepse ka thuajse një jetë që diskutohet mundësia për të bërë një film, më në fund erdhi momenti. Mezi po pres të shoh filmin, e kam parë por që ta shijoj në kinema me reagimet e publikut. Jam super e lumtur dhe nuk mund të isha më krenare se kaq.”

Një mesazh për Bora Zemanin nga Semi Jaupaj:

“Mungojnë fjalët kur duhet të thuash gjëra të bukura dhe për të shprehur dashurinë. Ne e kemi dashurinë si më tepër në heshtje prej viteve që kemi bashkë por nuk mund të isha më krenare se kaq për të gjitha arritjet që ke dhe kjo ishte ajo qershia mbi tortë për vitet që jemi tani sepse do të ketë gjëra më të bukura se kaq mbase…” 

Dasmën kur do ta bëjnë Bora dhe Donaldi? Ja si përgjigjet Semi:

“Për momentin nuk ka dasmë por një ditë do të jetë dhe do jem aty për të kënduar dhe për të festuar. Nuk është në planet e tanishme pra shumë shpejt. Më vonë…”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50302 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE