Sporti në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme sportisti me famë botërore (Emri+Foto)

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sporti në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme sportisti me famë botërore (Emri+Foto)

Lajmi për ndarjen nga jeta të Sean Barber po shkakton trishtim në sportin e atletikës.

Atleti kanadez i kërcimit me shkop, i cili u kurorëzua kampion bote në kërcimin me shtizë në Pekin në vitin 2015, vdiq në moshën 29-vjeçare.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Kingwood, Teksas, nga “komplikimet mjekësore”, sipas agjentit të tij, i cili nuk bëri të ditur shkakun e saktë.

“Është një humbje e tmerrshme, Sean ishte një person që kishte shumë zemër. Ai ishte një njeri i mirë, bujar me të tjerët. Që dikush të vdesë kaq i ri, është e vështirë të pranohet”,- tha ndër të tjera agjenti i tij.

Berberi kishte deklaruar hapur, me një postim në rrjetet sociale në vitin 2017, se është gay: “Gej dhe krenar! Faleminderit prindërve të mi që më mbështesin kaq shumë.

Unë vazhdoj të rritem si person dhe kam një ekip të mrekullueshëm mbështetës. Prindërit e mi janë mbështetësit e mi më të mëdhenj dhe më kanë ndihmuar shumë kohët e fundit”.

Sporti në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme

Në vitin 2016 dhe para Lojërave Olimpike në Rio, ai kishte rezultuar pozitiv për përdorim kokaine. Ai pretendoi se u takua në dhomën e tij të hotelit me një grua që e takoi përmes Craiglist.

“U puthëm në gojë dhe nga pështyma kaloi në sistemin tim kokaina” ishte pretendimi i tij para komitetit kompetent kanadez, i cili u bind nga arsyetimi i sportistit dhe e lejoi të garonte normalisht në Lojërat Olimpike.

Ai ka lindur më 27 maj 1994 në New Mexico. Babai i tij është nga Ontario dhe ka jetuar si në SHBA ashtu edhe në Kanada. Ai ishte një nga të paktët sportistë që ka kaluar 6.00 metra në garën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49218 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE