Çfarë po ndodh mes Albës dhe Noizy-t?

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh mes Albës dhe Noizy-t?

Alba Vukaj u eliminua nga BBVK pak ditë më parë.

Megjithëse ajo nuk pati mundësinë për të shkuar deri në finale dhe pse jo për ta fituar reality show-n e njohur, Alba nuk doli “duar bosh”.

Ajo krijoi një popullaritet të madh në rrjetet sociale dhe mediat rozë, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Madje edhe reperi i njohur, Noizy, duket se është ‘fiksuar’ pas Albës, aq sa filloi ta ndjekë atë në Instagram menjëherë pas daljes nga BBVK. Alba shihej shpesh të kërcente dhe interpretonte këngët e reperit, mirëpo çfarë ndodhi?

Tashmë dyshja janë hequr sërish nga rrjetet sociale, pak ditë pasi shtuan njëri-tjetrit në listën e ndjekësve.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke ngritur dyshime se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51195 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE