“U zemëruan me mua sepse isha shumë seksi…”/Emily Ratajkowski flet për fustanin më të diskutueshëm që ka veshur ndonjëherë!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“U zemëruan me mua sepse isha shumë seksi…”/Emily Ratajkowski flet për fustanin më të diskutueshëm që ka veshur ndonjëherë!

Së fundmi supermodelja e njohur Emily Ratajkowski ka folur për fustanin më të diskutueshëm që ka veshur ndonjëherë në festën e Harper’s Bazaar’s Icons në shtator të vitit 2016.

Ky është ndoshta fustani më i diskutueshëm që kam veshur ndonjëherë. Nuk e kisha idenë se çfarë skene do të shkaktonte. Dikush e quajti atë ‘dukshëm vulgare’ dhe shkaktoi një polemikë të madhe në internet.

Emily më pas kujtoi disa nga reagimet me të cilat u përball për këtë fustan, duke zbuluar se disa nga agjentët e saj ishin të zemëruar me të për veshjen sepse mendonin se ishte shumë seksi. Ajo tha se nuk e dinte që fustani dukej kështu, sepse kishte një pjesë të tejdukshme, gjë që ajo pranoi se nuk dukej në fotografi. Ratajkowski kujtoi gjithashtu se si “drama” rreth veshjes u përshkallëzua pasi ajo tha se personi që e quajti veshjen vulgare ishte ‘seksist’.

Unë ende e dua atë fustan, ende mendoj se dukem shkëlqyeshëm dhe do e vishja sa herë të më jepej mundësia. 

Ndërkaq, nëse mendoni se Emily po e përballon mirë divorcin e saj, na lini t’ju themi që nuk është kështu. Në një intervistë të bërë së fundmi, modelja u shpreh se është e zemëruar, por beson se do të jetë ‘mirë’ pas ndarjes së saj nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard.

Rikujtojmë, se mes thashethemeve se është duke shijuar romancën me yllin hollivudian Brad Pitt, bukuroshja ka habitur teksa është shfaqur duke u puthur me një tjetër burrë misterioz në New York. Menjëherë pasi fotot u bënë virale të gjithë shfaqën kuriozitetin për të ditur se cili ishte personi që arriti t’i rrëmbente një puthje bukuroshes. Së fundmi është zbuluar se bëhet fjalë për DJ 35-vjeçar, i quajtur Orazio Rispo. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE