Një zarf i kuq, ja vendimi nga Vëllai i Madh për Meri Shehun!

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një zarf i kuq, ja vendimi nga Vëllai i Madh për Meri Shehun!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Debati që nisi për shuplakën gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother, vijoji edhe natën e sotme të spektaklit. Ende pa u dhënë klipi i asaj që Roza pretendon se Meri e qëlloi, të dyja hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës.

Roza e akuzoi Merin se shpif dhe se nuk e ‘llogarit në lojë”, ndërsa Meri tha se ndihet e provokuar. Vëllai i Madh ka marrë një vendim lidhur me situatën e krijuar dhe në zarfin e kuq të ardhur në studio për Merin është marrë ky vendim:

Pasi ka parë me vëmendje situatën mes Merit dhe Rozës, Vëllai i Madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikisht në nominim bashkë me banorët e tjerë që do të nominohen sot në fund të spektaklit!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE